Miliona nga Mynihu/ Bayerni gati të transferojë mbrojtësin e Interit, zikaltërit nisin planin për merkaton

21/05/2026 14:47

Me titullin e fituar dhe ndeshjen e fundit të kampionatit kundër Bolonjës, ku do të mungojnë disa lojtarë ndërkombëtarë (por jo Lautaro), Interi ka hapur tashmë kapitullin e planifikimit për sezonin 2026/27.

Të martën e kaluar, Christian Chivu u takua me drejtuesit e klubit për të diskutuar merkato, ku një nga temat kryesore ishte mbrojtja.

Ndërsa ishte e njohur largimi i Acerbi-t me parametra zero dhe për de Vrij ekziston ende mundësia e rinovimit, një triple lajm ka ndodhur për Yann Bisseck: ndryshimi i agjentit (tani përfaqësohet nga Branchini Associati), mungesa e rinovimit të kontratës dhe interesimi i ri i Bayern Munich.

Sa mund të përfitojë Interi nga shitja e Bisseck? Vitin e kaluar Crystal Palace ishte gati të paguante mbi 30 milionë euro për mbrojtësin gjerman, i shumëvlerësuar nga Chivu. Tani presioni i bavarezëve është i madh dhe shuma mund të arrijë 40-45 milionë euro. Duke marrë parasysh se në 2023 Interi pagoi vetëm 7 milionë euro, oferta e Bayern mund të jetë tërheqëse për lojtarin.

Kush mund ta zëvendësojë Bisseck? Nëse mbrojtësi i djathtë largohet, Interi nuk do të qëndrojë pasiv. Për momentin, një investim i madh ishte planifikuar për Tarik Muharemovic të Sassuolos (vlerësuar 20 milionë euro, nga të cilat gjysma do t’i shkonin Juventusit), por largimi i Bisseck mund të nxisë një plan të dyfishtë.

Në këtë skenar, Oumar Solet, i kërkuar edhe një vit më parë dhe i vlerësuar 30 milionë euro nga Udinese, mund të marrë vendin e tij.

Paketa totale mund të arrijë rreth 50 milionë euro, që do të kompensohej nga shitja e Bisseck, duke lejuar Solet të luajë në të djathtë në linjën prej tre mbrojtësish, ndërsa Muharemovic do të ishte zëvendësues i Bastoni-t, për sa kohë që Bastoni (dhe Carlos Augusto) mbeten në ekip.

Top Channel