Prapaskenat e grumbullimit të Neymar për Botërorin 2026/ Ancelotti hezitoi deri në momentin e fundit, si ndryshoi mendje tekniku italian
Jack Grealish dhe Jordan Pickford janë fotografuar duke dalë nga një klub striptizmi në orët e para të mëngjesit, pas një nate festive në Mançester.
Dy lojtarët, së bashku me mesfushorin James Garner, kishin marrë pjesë fillimisht në një darkë të skuadrës së Evertonit në restorantin “The Ivy Manchester”, përpara se të drejtoheshin drejt klubit “Whiskey Down”.
Jack Grealish mbërriti në klub rreth orës 23:30 dhe u largua vetëm në orën 04:45 të mëngjesit, i shoqëruar nga një mik. Sipas mediave britanike, ai hipi në një makinë private me inicialet “JG” të personalizuara në sedilje, ndërsa në automjet u panë edhe shishe bosh birre.
Ndërkohë, Jordan Pickford u largua disa orë më herët nga ambientet e klubit, i shoqëruar nga sigurimi. Edhe mesfushori James Garner u fotografua duke hyrë në një taksi pas mbrëmjes së gjatë.
Sipas një punonjësi të klubit “Whiskey Down”, tre futbollistët thuhet se kanë shpenzuar mijëra paund gjatë qëndrimit në lokalin luksoz në qendër të Manchesterit.
Grealish, i cili aktualisht luan në formë huazimi te Everton nga Manchester City, ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes për jetën e tij jashtë fushës.
Nga ana tjetër, Pickford pritet të mbetet portieri titullar i Anglisë për Kupën e Botës, ndërsa fotografitë e fundit kanë rikthyer vëmendjen mediatike mbi jetën private të futbollistëve anglezë.
Top Channel