Turi Çiklistik i Shqipërisë, Samuel Fedor është fituesi i etapës së dytë
Pas vendit të dytë në etapën e së martës, Guillaume Haldimann arriti të bëjë të tijën etapën e tretë, Elbasan-Vlorë 172.4 km e gjatë.
Ishte një sukses të cilin çiklisti zviceran i skuadrës Humard VP e siguroi në metrat e fundit duke e kaluar vijën e finishit me kohën 3 orë 4 minuta e 55 sekonda.
Në vendin e dytë në këtë etapë u rendit holandezi Niels Reemeijer i skuadrës Wielerploeg Groot Amsterdam, ndërkohë që në vendin e tretë u pozicionua rumuni Cristian Raileanu. Çiklisti i Shqipërisë Gabriele De Fabritiis e mbylli këtë etapë në vendin e 17.
Pas përfundimit të etapës së tretë në krye të klasifikimit të përgjithshëm tani është pikërisht Guillame Haldimann me kohën e përgjithshme 10 orë 3 minuta e 58 sekonda duke ia marrë këtë pozicion belgut Kjell Cooman që pësoi një rënie të ndjeshme teksa tani e sheh në vendin e 23. Në vendin e dytë ndodhet Reemeijer me 6 sekonda më shumë, ndërsa në të tretin është rumuni Raileanu me 12 sekonda më shumë. Ajo që bie në sy është ngjitja me 10 pozicione e De Fabritiis që e sheh veten në vendin e 19 në renditjen pas etapës së tretë.
Turi i 83 Çiklistik do të vijojë me etapën e katërt që do të nisë në Vlorë e do të përfundojë po në Vlorë me çiklistët që do të kalojnë në Llogara, Himarë dhe Kuç, një etapë kjo që do të transmetohet ekskluzivisht në platformën Digitalb.
Top Channel