“Gjykata Kushtetuese duhet të vendosë për lirimin e Veliajt”/ Avokati Plarent Ndreca në Top News: Nëse e rrëzon kërkesën, e dërgojmë në Strasburg
Komisioni Evropian ka disbursuar një tjetër shumë prej 49 milionë eurosh për Shqipërinë, si pjesë e Planit të Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor.
Fondet do të mbështesin reforma dhe investime kyçe që lidhen me procesin e integrimit të Shqipërisë në BE, rritjen ekonomike, infrastrukturën dhe përmirësimin e qeverisjes.
Sipas njoftimit zyrtar, 22.8 milionë euro do të transferohen direkt në buxhetin e shtetit, ndërsa pjesa tjetër do të përdoret për projekte investimi përmes Kornizës së Investimeve për Ballkanin Perëndimor (WBIF).
The European Commission has disbursed another €49 million to Albania under the EU Growth Plan for the Western Balkans. The funding will support key reforms and investments linked to Albania’s EU integration process, economic growth, infrastructure and governance reforms.
More… pic.twitter.com/OXgXF87S2e
— EU in Albania (@EUinAlbania) May 20, 2026
Me disbursimin e fundit, fondet totale të përfituara nga Shqipëria në kuadër të këtij instrumenti kanë arritur në 212.8 milionë euro.
Përveç Shqipërisë, Komisioni Evropian ka miratuar edhe 44.2 milionë euro për Malin e Zi dhe 65.7 milionë euro për Maqedoninë e Veriut.
Top Channel