“Flas Shqip” në skenë, festivali i monodramës vlerëson Marjeta Larjan dhe dramaturgjinë shqipe

20/05/2026 15:38

Marjeta Larja u rikthye pas një kohe të gjatë në teatër. Në natën finale të Festivalit të Monodramës “Flas shqip”, aktorja interpretoi në rolin e protagonistes veprën e dramaturgut Naun Shundi, që trajton ndryshimin drastik midis qenies njerëzore dhe asaj qenore.

Një qytetar vendos të marrë në shtëpinë e tij qen që e gjen të braktisur në një kazash plehrash dhe mes tyre nis një komunikim nëpërmjet një gjuhe që e kuptojnë dhe e flasin të dy, gjuhës qenërore. Për këtë rol, Larja u vlerësua nga juria me çmimin aktorja më e mirë e festivalit.

Shfaqja më e mirë u përzgjodh monodrama e Erand Sojlit, Dashuri Virtuale. “Ky çmim më gëzon pa masë sepse shkon për teatrin e Diasporës”, shprehet Erand Sojli.

“Dramaturgjia më e mirë” u vlerësua “Gruaja me sirtarë” e Anisa Markarjan, ndërsa aktorja Mimoza Marjanaku mori Çmimin Special.

“Ndihem e nderuar, e them këtë edhe në emër të Anisës. Është për t’u vlerësuar dëshira e mirë për të shkruar një dramë shqipe për problematikat aktuale, sidomos duke pasur në qenë gruan”, tha Mimoza Marjanaku.

Edicioni i dytë i monodramës ishte një homazh për themeluesin, Naun Shundi që u nda nga jeta vitin e kaluar, ndërsa bashkëshortja dhe e bija vijojnw amanetin e tij për t’i dhënë më shumë hapësirë dramës shqipe.

“Kemi kaluar netë të bukura dhe për herë të parë kemi dëgjuar ëndrrën… teatër, teatër… Nauni na e bëri këtë dhuratë. Është një teatër i vogël por pashë emra të nderuar të regjisë dhe aktrimit”, tha Raimonda Bulku.

Raimonda Shundi, drejtuese e teatrit “Zonja e Bujtinës” – Rroftë teatri dhe u shtofshin sa më shumë aktivitete dedikuar teatrit dhe fjalës shqip. Dhe, ftesa e mbesës së Shundit ishte mënyra më e bukur për të mbyllur këtë festival.

Top Channel