Baleti “Carmen” udhëton drejt Italisë, nga skena e TKOBAP-së në Teatro Comunale di Bologna Ekspozita “Shikim dhe Tingull”, e çelur në Galerinë e Arteve Digjitale në Korçë ka sjellë një performancë multimediale ku arti jo thjesht shihet, por jetohet përmes të gjitha shqisave.
Ndërthurja e videos imersive me gjuhën e tingullit arriti të thyejë barrierat klasike të të parit të një ekspozite. Përmes prekjes, kujtesës dhe mbi të gjitha zërit, ky aktivitet erdhi si një rrugëtim që synon ta bëjë artin të prekshëm për të gjithë, pa dallim
Në qendër të kësaj simbioze artistike është zëri i tenorit Diego Zelka. Edhe pse me aftësi të kufizuar në shikim, por me talent të pakufishëm, Diego ka udhëhequr publikun në një udhëtim emocional, ku çdo notë muzikore përkthehet në një imazh vizual.
Ekspozita “Shikim dhe Tingull” nuk ishte thjesht një ngjarje kulturore në kalendarin e Korçës. Ishte një manifest. Një provë se kur arti bëhet gjithëpërfshirës, ai nuk humb asgjë nga madhështia e tij.
Top Channel