Ajdini, CEO i iute Albania flet mbi konceptin e fintech dhe të financave dixhitale, duke u ndalur te transformimi dixhital që iute po kalon dhe mbi të gjitha, te produktet dixhitale të sigurimit.
Kushdo mund të vendosë targën në aplikacionin Myiute, të shikojë kur skadon polica, të marrë ofertën dhe aty mund të zgjedhë të paguajë vlerën totale apo opsionin e pagesës me 4 këste dhe 0% interes.
Në mëngjesin e datës 20, pjesë e emisionit të mëngjesit Wake Up ishte edhe Z. Akan Ajdini, Drejtor i Përgjithshëm i iute Albania, pjesë e iute Group. E themeluar në Tallin të Estonisë, është një grup bankar dixhital që ofron shërbime financiare në disa vende të ndryshme të Evropës Juglindore.
Së bashku me moderatorët Blendi Salaj dhe Heidi Baci, Ajdini zhvilloi një bisedë interesante mbi konceptin e fintech dhe të financave dixhitale, duke u ndalur te transformimi dixhital që iute po kalon dhe mbi të gjitha, te produktet dixhitale të sigurimit.
Koncepti që iute sjell për qytetarët shqiptarë është i thjeshtë: të gjitha veprimet financiare të jetës së përditshme mund të kryhen nga telefoni, nëpërmjet aplikacionit Myiute. Këtu nuk bën përjashtim as sigurimi i detyruar i makinës ose siç quhet ndryshe, sigurimi TPL. Me Myiute, çdokush mund të vendosë numrin e targës së makinës, të shohë detajet e policës së sigurimit dhe ta paguajë atë në kohë reale ose 4 këste dhe 0% interes.
“Sot jeta ka një ritëm tjetër dhe njerëzit nuk duan të humbasin kohë. Sigurimet ashtu si edhe produkte të tjera financiare po ofrohen në mënyrë dixhitale dhe iute e mundëson këtë për publikun duke filluar që nga sigurimet e detyrueshme, si ai për makinën. Qytetarët, nga kudo ndodhen, nga komoditeti i divanit, nga shtëpia, nga kafja, nga makina vetë, teksa qëndrojnë në trafik, mund të sigurojnë policën e sigurimit TPL që shfaqet menjëherë në telefon”, tha Ajdini gjatë intervistës.
Ajdini shtoi më tej: “Kushdo mund të vendosë targën në aplikacionin Myiute, të shikojë kur skadon polica, të marrë ofertën dhe aty mund të zgjedhë të paguajë vlerën totale apo opsionin e pagesës me 4 këste dhe 0% interes. Ato minuta që do të shpenzonim duke shkuar diku fizikisht për të siguruar policën e sigurimit mund të kursehen dhe ky do të jetë edhe trendi i së ardhmes. Kjo është mënyra se si sot bota operon falë financave dixhitale.”
Top Channel