Shtatë tituj kampione Europe dhe 11 herë e Spanjës, kush është vajza e re shqiptare që po shkëlqen në Jiu Jitsu

19/05/2026 13:04

Amri Anxhelina Lameborshi, e lindur më 5 shkurt 2011 në Spanjë nga prindër shqiptarë, po kthehet në një nga emrat më premtues të sportit të Jiu Jitsu në moshë të re.

Pavarësisht moshës së vogël, Amri ka arritur rezultate mbresëlënëse në arenën kombëtare dhe ndërkombëtare, duke treguar talent, disiplinë dhe përkushtim të jashtëzakonshëm.

Sportistja e re numëron: 6 tituj NAGA, 3 tituj kampione bote, 7 tituj kampione Europe, si dhe 11 tituj kampione e Spanjës.

Arritjet e saj kanë tërhequr vëmendjen në komunitetin sportiv, ndërsa shumë e konsiderojnë si një nga talentet më të mëdha të brezit të saj në Jiu Jitsu.

Me origjinën shqiptare që e mban gjithmonë krenare, Amri Anxhelina Lameborshi vazhdon të përfaqësojë denjësisht familjen dhe rrënjët e saj, duke ngritur lart emrin shqiptar në kompeticionet më të rëndësishme sportive.

Top Channel