Shtyrja e Panairit të 29-të të librit, reagon botuesi Frano Kulli: S’besoj se ka shëmbëlltyrë të ngjashme kund tjetër, që Krishtlindjet të kthehen në ditë pune
Piktori dhe skulptori Amedeo Modigliani vjen në Tiranë përmes disa prej veprave më të rëndësishme të tij, qw lartwsuan artin e shekullit XX dhe vazhdojnë të ofrojnë pika reflektimi për studiuesit dhe dashamirët.
Koleksioni i artistit erdhi për publikun shqiptar nga Fondacioni Kalo Art dhe Arkivat Ligjore të Amedeo Modiglianit.
Përmes pikturave, vizatimeve, objekteve dhe mjeteve të punës nga jeta e tij, ekspozita e çelur në Galerinë Kalo ofron mundësinë për të njohur jo vetëm gjuhën e tij artistike, por edhe kontekstin historik dhe kulturor në të cilin është zhvilluar krijimtaria e tij.
Shpesh të karakterizuara nga trupat e tyre të zgjatur dhe sytë bosh, subjektet e tij janë në mënyrë dalluese ‘Modigliani’, secili duke treguar një histori të ndryshme rreth jetës dhe artit të tij.
“Nuk ra viktimë e asnjë rryme që qarkullonte në atë kohë, që ‘shumonte’ artistët. Është shumë i dallueshëm, më është dukur si një një vrimë e zezë në universin e artit dhe kushdo që i afrohet Modiglianit, ashtu sikurse edhe Van Gogh, ka rrezik të bjerë brenda“, u shpreh piktori Gazment Leka.
“Modigliani është i njohur për figurën njerëzore, gruan me qafën e gjatë, nudot dhe sytë në formë grope si të pajetë“, tha themeluesi i Galerisë Kalo, Përparim Kalo
“Ai kishte këtë dashuri të shfrenuar për trupin femëror… në kuptimin e lirisë së shqisave, për të zbuluar këto forma, dhe mbi të gjitha karakterin, sepse ai ishte i apasionuar pas psikanalizës. Mesazhi i kësaj ekspozite shumë të vogël është i përqendruar tërësisht te bukuria e trupit të gruas“, tregoi kujdestari i arkivave të Modiglianit, Christian Parisot.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur për publikun deri në 30 maj.
Top Channel