Katër ditë pas takimit me Donald Trump, Xi Jinping përgatitet të presë Vladimir Putinin në Kinë

18/05/2026 12:00

Presidenti i Xi Jinping pritet të mirëpresë presidentin rus Vladimir Putin në Pekin këtë javë, vetëm pak ditë pasi në të njëjtin qytet u zhvillua një takim me presidentin amerikan Donald Trump.

Sipas mediave shtetërore kineze, Xi dhe Putin kanë shkëmbyer “letra urimi” përpara vizitës, ndërsa bashkëpunimi mes Kinë dhe Rusi është “thelluar dhe forcuar vazhdimisht”, në vitin që shënon 30-vjetorin e partneritetit strategjik mes dy vendeve.

Vizita e Putinit në Pekin është planifikuar për të martën dhe të mërkurën.

Media shtetërore kineze ka theksuar se vizitat e njëpasnjëshme të liderëve të SHBA-së dhe Rusisë tregojnë se Pekini po shndërrohet me shpejtësi në një qendër të rëndësishme të diplomacisë ndërkombëtare.

Sipas analizave, është e rrallë që një vend të presë brenda pak ditësh udhëheqës të dy fuqive të mëdha rivale, çka e rrit vëmendjen ndaj rolit të Kinës në skenën globale. Bashkëpunimi ekonomik mes Kinës dhe Rusisë është rritur ndjeshëm që nga nisja e luftës në Ukrainë në vitin 2022, me Kinën që është kthyer në një nga blerëset kryesore të energjisë ruse.

Sipas të dhënave të raportuara, Kina ka importuar qindra miliarda dollarë lëndë djegëse nga Rusia, duke ndihmuar ekonominë ruse në kushtet e sanksioneve perëndimore.

Ekspertët thonë se takimet e fundit diplomatike lidhen edhe me çështje strategjike si energjia dhe siguria globale, përfshirë stabilitetin e tregjeve të naftës dhe gazit.

Në sfond mbeten gjithashtu tensionet për Tajvanin dhe zhvillimet në Lindjen e Mesme, të cilat po ndikojnë në balancat e reja ndërkombëtare.

Top Channel