Belgu Kjell Cooman është fituesi i etapës së parë të Turit të 83-të Çiklistik të Shqipërisë.

Ai triumfoi në garën që nisi nga Tirana dhe përfundoi në qytetin e Lezhës, ku çiklistët përshkuan 177 kilometra. Në vendin e dytë u rendit Timotej Bavec, ndërsa i treti Alin Toader.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve u zhvillua në Lezhë, ku morën pjesë sportdashës dhe përfaqësues të organizatorëve të këtij eventi ndërkombëtar.

Fituesi i etapës së parë, Kjell Cooman, u shpreh i emocionuar dhe i lumtur për suksesin e arritur në këtë garë.

Turi i 83-të Çiklistik i Shqipërisë, me pjesëmarrjen e 20 skuadrave elitare nga vende të ndryshme të Ballkanit dhe Europës, do të vijojë deri më 22 maj në disa qytete dhe zona të Shqipërisë.

Top Channel