MotoGP në Barcelonë, Alex Marquez fiton Garën Sprint të shtëpisë së tij
Tashmë ka një datë për kthimin e Conor Mcgregor në oktagon.
UFC bëri të ditur se ikona irlandeze e MMA, i njohur ndryshe si ‘Notorious’ do të ketë një duel me Max Holloway në 11 korrik në UFC 329 e vlefshme për International Fight Week. Për Conor Mcgregor bëhet fjalë për një rikthim në ring pas 5 vitesh inaktivitet për shkak të një dëmtimi të rëndë të pësuar ndaj Dustin Poirier në 2021.
Luftëtari më influent në historinë e MMA do të përballet në këtë mënyrë ndaj një prej rivalëve klasikë. Dy legjenda bëhen bashkë sërish, që nga 2013 kur ata bënë debutimin e tyre në oktagon. Tani pas 13 vitesh, rrugët e tyre u kryëzuan sërish.
Dueli mes Conor Mcgregor dhe Max Holloëay mund të jetë një ndër përballjet e fundit të irlandezit në oktagon pas dëmtimit të rëndë të pësuar në 2021, pa harruar këtu edhe problemet ligjore dhe personale që e kanë njollosur statusin e tij si legjendë.
Top Channel