Pas disfatës me Fiorentinën, tifozët e Juventusit kontestojnë skuadrën: Respektoni ngjyrat tona
Interi ka ngritur trofeun e Serie A në “San Siro”, duke kompletuar një sezon të jashtëzakonshëm me dopietën, Scudetton dhe Coppa Italia.
Trajneri Cristian Chivu, në prononcimin për DAZN, u shpreh i kënaqur me suksesin e arritur, duke theksuar se gjithçka është rezultat i punës së një grupi të bashkuar dhe ambicioz.
“Unë bëj pjesën time dhe përpiqem të përcjell entuziazëm, motivim dhe ambicie. Kur punon me lojtarë kaq fantastikë, gjithçka bëhet më e thjeshtë. Këto dy trofe janë rezultat i një grupi që ka punuar shumë,” tha Chivu.
Ndryshe nga finalja e Coppa Italias në “Olimpico”, këtë herë ai e ngriti trofeun personalisht së bashku me kapitenin Lautaro Martínez, duke e përshkruar momentin si spontan dhe të paplanifikuar.
Duke folur për rrugëtimin e sezonit, Chivu theksoi se skuadra ka kaluar sfida të shumta, përfshirë ndeshje vendimtare si ato ndaj Lecces, Atalantës dhe Romës, që sipas tij kanë ndikuar ndjeshëm në garën për titull.
Trajneri ia dedikoi suksesin klubit dhe familjes së tij, duke theksuar se ribashkimi dhe ndërtimi i grupit ishin objektivi kryesor i sezonit.
Në fund, Chivu u shpreh i përqendruar vetëm te skuadra dhe puna e klubit, duke shmangur vlerësimet personale, ndërsa konfirmoi se festa do të vazhdojë me paradën e ekipit në Milano.
Top Channel