Automobilizëm, 24 Orë të Nurburgring, sfumohet ëndrra e fitores për Verstappen…
Jannik Sinner vazhdon të shkruajë historinë e tenisit italian dhe botëror.
Numri një i renditjes ATP triumfoi në Internazionali BNL d’Italia, pasi mposhti në finale Casper Ruud me rezultatin 6-4, 6-4 pas një ore e 45 minutash lojë.
Pavarësisht një nisjeje të vështirë, ku humbi shërbimin në setin e parë, Sinner reagoi menjëherë duke rikthyer ekuilibrin dhe duke marrë kontrollin e ndeshjes. Italiani arriti të fitojë setin e parë 6-4 pas një përmbysjeje të fortë, ndërsa në të dytin ruajti qetësinë dhe epërsinë deri në fund.
Me këtë sukses, Sinner siguron titullin e nëntë Masters 1000 në karrierë dhe të gjashtin radhazi, një rekord absolut në tenis. Forma e jashtëzakonshme e italianit po konfirmon dominimin e tij në circuitin ATP gjatë këtij sezoni.
Triumfi në Romë ka edhe një domethënie historike për tenisin italian, pasi një italian fiton sërish turneun e Romës pas plot 50 vitesh, që nga suksesi legjendar i Adriano Panatta.
Top Channel