Pelegrinazh tre ditor në Kapadoki, bashkëmeshojnë Patriarku Bartholome dhe Kryepiskopi Joan

17/05/2026 13:55

Të shtunën filloi pelegrinazhi tre ditor në Kapadoki, ku të dy Primatët, Patriarku Bartholome dhe Kryepiskopi ynë Joan së bashku me shoqëruesit e tyre zhvilluan vizita zyrtare te Prefekti i Nevşehir-it dhe te Kryetari i Bashkisë së qytetit.

Gjatë kësaj dite, ata vizituan Kishën e heshtur të Kryqit të Nderuar në Cemil. Ndërsa, sot, të dy Primatët bashkëmeshuan në Kishën e Shën Theodhorit të Malakope (Derinkuyu).

Pelgrinazhi do të vazhdojë pasdite me Mbrëmësoren në Kishën e Hyjlindëses së Nevşehir.

Fortlumturia, Kryepiskopi Joan shoqërohet nga Hirësi Ignati dhe Kryedhjakon Johani, të cilët ditën e premte zhvilluan një takim me Patriarkun Bartholome.

Top Channel