Finalja e Champions League, PSG-Arsenal me filozofi të ndryshme dhe në…trajtimin e punonjësve
Alarm te Paris Saint-Germain dhe kombëtarja franceze pas dëmtimit të Ousmane Dembélé gjatë ndeshjes së fundit në kampionat ndaj Paris FC.
Fituesi aktual i “Topit të Artë” u detyrua të largohej nga fusha në minutën e 27-të, duke shfaqur probleme fizike dhe duke u drejtuar menjëherë drejt dhomave të zhveshjes. Në vend të tij u aktivizua Gonçalo Ramos.
Sipas raportimeve të para, zëvendësimi është bërë më tepër si masë paraprake, por situata mbetet shqetësuese për trajnerin Luis Enrique, duke pasur parasysh ndeshjet e rëndësishme që e presin PSG-në dhe Francën.
Skuadra pariziene ka siguruar tashmë titullin në Ligue 1, por më 30 maj do të përballet me Arsenalin në finalen e Champions League, ku synon të mbrojë titullin europian.
Dembélé ka qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm të PSG-së këtë sezon, duke regjistruar 18 gola dhe 11 asistime në të gjitha kompeticionet. Sulmuesi francez u shpall gjithashtu “Lojtari i Sezonit” në Ligue 1 për të dytin vit radhazi.
Pas finales së Champions League, Dembélé pritet t’i bashkohet Francës për përgatitjet e Botërorit 2026. Franca do ta nisë turneun më 16 qershor ndaj Senegalit në New Jersey, ndërsa në grup do të përballet edhe me Irakun dhe Norvegjinë.
Top Channel