‘Opozita më befasoi’, Rama: Kuptuan që nuk ka bllokim të negociatave, presim një lajm të mirë nga BE

17/05/2026 12:07

Shqipëria së shpejti do të nis mbylljen e negociatave, deklaroi kryeministri Edi Rama.

Treguesi më pozitiv as edhe i papritur sipas tij ishte konsensusi i arritur në Parlament mes opozitës dhe mazhorancës për rezolutën e anëtarësimit në BE, që vërteton se nuk ka asnjë pengesë me dorëzimin e raportit të ndërmjetëm.

Bashkimi, sado i befasishëm dhe sado i ngutur në “varkën e Shqipërisë europiane”, ku ne jemi aty prej kohësh dhe ku vendin e kanë gjithmonë aty, është plotësisht i mirëseardhur. Do të ishte mirë të ndodhte vazhdimisht kur flasim për anëtarësimin në Bashkimin Europian, por edhe një herë e vetme, prapë se prapë, është një herë me vlerën e vet dhe më vjen mirë po ashtu që, me sa unë kuptoj, e kanë kuptuar që procesi është i pandalshëm, që bllokimi i shumëpërfolur nuk ekziston, që së shpejti do të vijë edhe lajmi i ri dhe i mirë, si të gjitha lajmet për hapjen e kapitujve, të kapërcimit në fazën tjetër të procesit”.
Në shënimet e javës, Rama vecoi si zhvillim kryesor edhe vizitën në Gjermani dhe Estoni, që lidhen në këndvështrimin e tij me të ardhmen europiane të Shqipërisë dhe me forcimin e rolit të saj në sigurinë euroatlantike.

“Një moment me rëndësi është edhe anëtarësimi zyrtar I Shqipërisë në NATO Cooperative Cyber Defence Centre of Excellence, një nga strukturat më të avancuara të aleancës në mbrojtjen kibernetike dhe një hap strategjik për vetë Shqipërinë”.
Për kreun e qeverisë ecuria e Shqipërisë në rrugëtimin drejt familjes europiane shihet edhe në fushën e prokurimeve publike.
“Sot në bazë të vlerësimit europian, Shqipëria është e para në rajon në të gjithë treguesit e prokurimeve publike dhe kalon në disa raste edhe mbi mesataren e BE”, tha Rama.
Imazhi i vendit është tansformuar në referimet ndërkombëtare, edhe objektivi I PS është i prekshëm sipas Ramës për të qënë anëtarë në 2030.

Top Channel