Pelegrinazh tre ditor në Kapadoki, bashkëmeshojnë Patriarku Bartholome dhe Kryepiskopi Joan Në teatrin “Zihni Sako” në Gjirokastër përgjatë fundjavës është shfaqur premiera e komedisë tragjike “Plagët”.
Pjesa e cila ka për autor Hysni Kokën dhe regjisor Milto Kutalin rrëfen se nëse duam të shëndoshim shoqërinë në fillim duhet të rregullojmë familjen. “Plagët” ngjiti në skenën e teatrit të Gjirokastrës aktorët e mirënjohur Genc Fuga, Klement Konomi dhe Liljana Ristani interpretimi i të cilëve përcolli emocione të veçanta për spektatorët.
Aktori Klement Konomi shprehet për komedinë: Jeta i ka të gjitha këto fenomene kështu që ne po i jetojmë të gjithë bashkë, qoftë me të mirat qoftë me të këqijat e saj, unë vërtet jam i emocionuar dhe tani që po flas se i kemi hequr në kurriz dhe po i heqim në kurriz të gjitha këto plagë që kjo komedi tragjike, tragjedi shpirti pasqyron dhe duhet shoqëria vetë familja, vetë shteti, duhet ta gjejë melhemin e kësaj plage.
Regjisori Milto Kutali thotë: Vlerësoj gjithë stafin artistik dhe prapavijën e këtij teatri dhe mbi të gjitha spektatorin e mrekullueshëm të këtij qyteti, nëse këtu më tërhiqte fëmijëria ime dhe nuk mund ta fsheh nostalgjinë padyshim që tani më tërheq shumë të bëj diçka për këtë qytet dhe të jap një kontribut sado modest për jetën artistike dhe kulturore që nuk i ka munguar kurrë këtij qyteti.
Mbresa të veçanta krijoi pjesëmarrja në këtë shfaqje për aktorët e rinj, të cilët interpretojnë për herë të parë në skenën e teatrit.
Rosela Isufi, studente, thotë: Publiku gjirokastrit ishte shumë mikpritës,shumë i ngrohtë,ka reaguar aty ku ne kishim nevojë që të reagonte,gjë që edhe ne na çliroi dhe na bëri më të afrueshëm me publikun,për mua ishte një kënaqësi shumë e veçantë edhe shpresoj që të kemi sa më shumë premiera të tjera po në teatrin “ Zihni Sako”.
Halil Hida, student u shpreh: Ishte një emocion i papërshkrueshëm, një vepër fantastike,një vepër që tregon plagët e gjenezës së shoqërisë dhe plagët e familjes dhe mendoj se është një nder i madh që unë përfaqësohem për herë të parë këtu dhe me këtë vepër.
Sezoni artistik i pranverës po sjell në skenën e teatrit të Gjirokastrës shfaqje nga trupa teatrore shqiptare dhe të huaja që ndiqen me interes nga artdashësit.
Top Channel