Interi feston pa fitore, Verona barazon në minutat e fundit zikaltërit në San Siro

17/05/2026 17:18

Një mbrëmje emocionesh, festimesh dhe lamtumirash në “San Siro” për Interin.

Pas javëve të jashtëzakonshme dhe triumfit në Coppa Italia, tifozët zikaltër shijuan një tjetër natë speciale, ku rezultati i ndeshjes kaloi pothuajse në plan të dytë përballë atmosferës festive që pushtoi stadiumin.

Interi hyri në fushë me objektivin për të vazhduar dominimin e sezonit, por mbi të gjitha për t’i dhënë një mbrëmje të paharrueshme lojtarëve që pritet të largohen nga klubi. Sulmi zikaltër, tashmë më produktivi në kampionat, kërkonte gola simbolikë, ndërsa kapiteni Lautaro Martínez vendosi të luante në funksion të skuadrës dhe të shokëve të tij.

Ndeshja nisi me ritëm të lartë dhe Interi kaloi shpejt në avantazh pas një goditjeje nga këndi të Petar Sučić dhe një devijimi në zonë, por goli u regjistrua si autogol i Edmundsson. Megjithatë, protagonisti i mbrëmjes mbeti Bonny, i cili vazhdoi të kërkonte golin e munguar prej javësh, pa u dorëzuar deri në fund.

Në tribunat e “San Siro”-s atmosfera ishte krejtësisht festive. Ish-lojtarë legjendarë të klubit ishin të pranishëm për të festuar sukseset e sezonit, ndërsa tifozët rezervuan duartrokitje të gjata për Matteo Darmian, që besohet se zhvilloi ndeshjen e tij të fundit me fanellën zikaltër në shtëpi.

Pak minuta para fundit, stadiumi shpërtheu sërish në ovacione kur Lautaro Martínez la fushën për t’i hapur vendin talentit të ri Mosconi. Edhe pankina zikaltër festoi me entuziazëm hyrjen në lojë të portierit të tretë Raffaele Di Gennaro, në një mbrëmje ku gjithçka kishte aromë feste.

Në fund, rezultati mbeti vetëm një detaj. Pas vërshëllimës së fundit, festa vazhdoi në fushë dhe më pas në rrugët e Milanos, ku tifozët e Interit kremtuan një sezon që do të mbahet mend gjatë.

Top Channel