Foto/ Jo vetëm në fushë, Vinicius merr goditjen e radhës në jetën personale, e dashura e lë me anë të një postimi në rrjetet sociale

17/05/2026 16:35

Një tjetër goditje për Vinícius Júnior. Pas një sezoni zhgënjyes me Real Madrid, ku madrilenët mbetën pa trofe madhorë, sulmuesi brazilian po përballet edhe me një moment të vështirë në jetën personale.

Sipas mediave, partnerja e tij, modelja braziliane Virginia Fonseca, ka konfirmuar ndarjen përmes një postimi në rrjetet sociale.

Në mesazhin e saj, ajo theksoi se i ishte përkushtuar plotësisht lidhjes, por kishte zgjedhur t’i jepte fund marrëdhënies në mënyrë të qetë dhe me respekt të ndërsjellë.

“Kur diçka nuk ka më kuptim, preferoj të kem pjekurinë për ta mbyllur marrëdhënien në mënyrë miqësore, sesa të vazhdojmë vetëm për hir të qëndrimit bashkë”, shkroi Virginia, duke i uruar Viníciusit lumturi dhe sukses në të ardhmen.

Ndarja duket se ka ardhur pa tensione mes palëve, ndërsa ylli brazilian tashmë pritet të fokusohet te angazhimet e ardhshme sportive dhe te Kampionati Botëror, ku do të paraqitet si beqar.

Top Channel