MotoGP, Di Giannantonio fiton garën në Barcelonë, Acosta rrëzohet në xhiron e fundit
Shpresat për një fitore të Max Verstappen në debutimin e tij në garën e 24 Orë të Nurburgring u shuan për shkak të një problemi mekanik në makinën e tij.
Mëngjesin e kësaj të diele, Verstappen ishte në krye të garës me 30 sekonda avantazh teksa drejtonte një makinë Mercedes AMG GT3 së bashku me pilotët ekspertë të makinave sportive, Lucas Auer, Jules Gounon dhe Dani Juncadella.
Ky i fundit kishte marrë vendin e Verstappen kur u detyrua të ngadalësojë shpejtësinë për shkak të një gjysmëaksi të dëmtuar dhe kështu Mercedes AMG GT3 humbi kryesimin e garës përpara se të hynte në boks me makinën që u dërgua në garage.
Fitorja i shkoi skuadrës ‘binjake’ të Mercedes e drejtuar nga Maro Engel, Luca Stolz, Fabian Schiller dhe Maxime Martin. Rreth 3 orë pas incidentit, Juncadella arriti të kthehej në pistë dhe t’i garantojë skuadrës vendin e 38 të klasifikimit
Top Channel