Marcelo flet me zemër: Pse djali i tij 16-vjeçar refuzoi Brazilin për Spanjën
Real Madridi do të luajë ndeshjen e parafundit të La Ligës me një vizitë në Sevilla këtë të diel, në orën 19:00 në stadiumin Ramón Sánchez-Pizjuán.
Para takimit, Álvaro Arbeloa foli me mediat, duke komentuar gjendjen e ekipit dhe situatën e fundit me Kylian Mbappé.
Lidhur me komentet kontraverse të Mbappé-s dhe mundësinë e largimit të tij nga Real Madrid, Arbeloa u shpreh: “Sapo e pashë dhe i thashë të qetësohej. E di si është të luash çdo ditë dhe pastaj të mos luash. E kuptoj që nuk ishte i lumtur, dhe kjo është normale. Gjëja më e mirë ishte që ai të luante pak në pjesën e dytë.”
Arbeloa shtoi se nuk u ndje i prekur nga fakti që Mbappé foli për çështje të dhomës së zhveshjes në publik: “Nuk më lëndoi mua. Më pëlqen të flas me lojtarët privatisht, por nuk më shqetëson nëse diskutohet. Fola me të para ndeshjes dhe nuk ka problem.”
Top Channel