Pedro Acosta është fituesi i provave zyrtare në Çmimin e Madh të Katalonjës në Barcelonë në Botërorin e MotoGP. Piloti spanjoll i KTM ishte më i shpejti në pistën katalanese duke e përshkuar me kohën 1 minutë 38 sekonda e 68 të mijtat duke fituar në këtë mënyrë pole position.

Në vijën e parë të nisjes do të jetë Franco Morbidelli dhe Alex Marquez të pozicionuar respektivisht në vendin e dytë dhe të tretë. Kryesuesi i Botërorit, Marco Bezzecchi u bë objekt i një rrëzimi dhe do të nisë garën nga vendi i 12, i ndjekur nga piloti i Ducatit zyrtar, Francesco Bagnaia që nuk shkoi më shumë se vendi i 13.

Gjithçka ndodhi në 15 minutat e fundit kur Pedro Acosta regjistroi menjëherë një kohë shumë interesante. Në dy minutat e fundit pilotët u vunë në radhë në kërkim të trajektores më të mirë me Acostën që regjistroi kohën prej 1 minutë 38 sekonda e 68 të mijtat, duke lënë pas Morbidellin, një rezultat pak surprizë ky, me 1 minutë 38 sekonda e 301 të mijtar, ndërsa Alex Marquez i mbylli kualifikueset me 1 minutë 38 sekonda e 342 të mijtat. Në vijën e dytë të garës janë Fernandez,  Zarco dhe Di Giannantonio, të ndjekur nga  Quartararo, Miller dhe Jorge Martin.

Top Channel