Italia, nga nesër skuterët elektrikë me targë: Kush nuk e vendos, gjobë 400 euro

15/05/2026 18:30

Nga 16 maji, në Itali hyn në fuqi detyrimi i targës për skuterët elektrikë. Shenja identifikuese është e parashikuar nga një dekret i Ministrisë së Infrastrukturës, i botuar në Gazetën Zyrtare në muajin mars.

Sa i përket sigurimit, ka ende dy muaj kohë: ai do të bëhet i detyrueshëm nga 16 korriku, shkruan shtypi vendas. Sipas udhëzimit, të gjithë skuterët elektrikë duhet të pajisen me një targë të plastifikuar, me qëllimin të luftohen si vjedhjet, ashtu edhe përdorimet e paautorizuara dhe qarkullimi i parregullt.

Autoritetet italiane po vendosin kështu një sistem identifikimi unik për çdo mjet. Kush qarkullon pa targë rrezikon një gjobë administrative nga 100 deri në 400 euro, me mundësi uljeje nëse paguhet brenda pesë ditëve.

Njoftimi vjen në ditën kur udhëtimi i muajit të mjaltit u kthye në një tragjedi në zonën e Agrigento-s, ku dy turistë amerikanë vetëm 24 vjecarë, Elisabeth Graham dhe Luke Alan Lionverger, humbën jetën në një aksident shumë të rëndë ndërsa udhëtonin me skuter.

Të rinjtë e sapomartuar kishin mbërritur në Sicili pas një ndalesë në Venecia e Palermo, dhe po vazhdonin itinerarin e tyre në ishull duke përdorur një skuter të marrë me qira, kur u përplasën me një makinë.

Rasti u përshkrua si dëshmi e rrezikut që shoqëron përdorimin e skuterëve elektrikë, sidomos kur nuk ka masa të forta sigurie: helmetë, targë identifikuese, ose trajnime për përdoruesit.

Top Channel