Pse nuk u pranua koalicioni me Fatmir Limajn? Deputetja e PDK në “Top Story”: Mund të bashkëpunojmë në të ardhmen, por…
Interi ka fituar Kupën e Italisë për sezonin 2025/26, duke kompletuar kështu një sezon fantastik pas triumfit edhe në kampionat me titullin e 21-të në histori.
Zikaltrit mposhtën me rezultatin 2-0 Lazio në finalen e zhvilluar në stadiumin Stadio Olimpico, duke ngritur trofeun për herë të dhjetë.
Skuadra e drejtuar nga Cristian Chivu zhbllokoi sfidën që në minutën e 14-të, kur pas një goditjeje nga këndi të ekzekutuar nga Federico Dimarco, mbrojtësi Adam Marušić devijoi topin në portën e tij.
Avantazhi i zikaltërve u dyfishua në minutën e 35-të. Një gabim i Nuno Tavares u shfrytëzua nga Denzel Dumfries, i cili shërbeu për Lautaro Martínez dhe kapiteni argjentinas e dërgoi lehtësisht topin në rrjetë për 2-0.
Në pjesën e dytë, Lazio tentoi të reagonte me rastet e krijuara nga Noslin dhe Boulaye Dia, por portieri Josep Martínez ishte vendimtar për Interin.
Minutat e fundit u shoqëruan me tension në fushë pas një ndërhyrjeje të ashpër të Pedro Rodríguez ndaj Dimarcos, çka shkaktoi përplasje mes lojtarëve. Megjithatë, vërshëllima finale vulosi suksesin e madh të Interit, që feston një tjetër trofe në historinë e klubit.
REZULTATI:
Lazio 0-2 Inter
Marusic (A.G) 14′, Martinez 35′
Goli i Lautaros (Video)
Autogoli i Marusic (Video)
FORMACIONET ZYRTARE:

Top Channel