Tripletë e Aprillias në Le Mans, Martin mposht Bezzecchi-n dhe Ogurën
Los Angeles Lakers e mbylli rrugëtimin e tij në playoffin e NBA pasi u mund nga Oklahoma City Thunder që e mbylli serinë e ndeshjeve me kalifornianët 4-0. Ajo që mbetet të mësohet është se çfarë do të bëjë legjenda e NBA, LeBron James, lojtarin rekordmen me 23 sezone në kampionatin më spektakolar të basketbollit në botë.
Tashmë në moshën 41 vjeçare, LeBron Jamesit i skadon kontrata me Los Angeles Lakers në muajin qershor dhe për momentin nuk ka programe për të ardhmen kështu që në verë do të jetë pa skuadër. Pas mbylljes së serisë së ndeshjeve gjysmëfinale të Konferencës së Perëndimit, ‘The King’ foli sërish për të ardhmen e tij.
‘Sigurisht që nuk e di se çfarë më rezervon e ardhmja-deklaroi LeBron James-duke parë si janë gjërat tani kam shumë kohë për të reflektuar. Siç e thashë edhe vitin e kaluar pasi humbëm me Minnesotën, do të vlerësoj gjithçka me familjen time, do të flas dhe do të kaloj kohë me ta. Kur të vijë momenti, sigurisht që do të dini se çfarë do të vendos të bëj’.
Ajo që duket e qartë në këtë pikë, është se nëse nuk do të tërhiqet nga basketbolli i luajtur, LeBron James nuk do të luajë më për Lakers me këtë të fundit që dëshiron të ndërtojë të tashmen dhe të ardhmen rreth Luka Doncic. Por nëse LeBron James do të vazhdojë të qëndrojë te skuadra e ‘Qytetit të Ëngjëjve’, do të duhet të pranojë një reduktim të ndjeshëm pagës së tij
LeBron James u bashkua me Los Angeles Lakers në 2018 duke fituar me këtë skuadër titullin e NBA në 2020. Në këtë sezon ‘The King’ ka regjistruar një bilanc me 21 pikë, 6 topa në tabelë dhe 7 asist për ndeshje me një saktësi 51.5% të gjuajtjeve nga parketi, 31.7% saktësi në gjuajtjet nga distanca.
Top Channel