Kaosi politik në Britaninë e Madhe, një tjetër ministër jep dorëheqjen dhe kërkon largimin e Starmer: Mbretëria e Bashkuar e ka humbur besimin te ju

12/05/2026 19:57

Ministri britanik i Shëndetësisë, Zubir Ahmed, dha dorëheqjen të martën në shenjë proteste ndaj udhëheqjes së Kryeministrit Keir Starmer, duke u bashkuar me disa ministra të tjerë të rangut të ulët që janë larguar në mënyrë të ngjashme.

Ahmed është bërë aleati më i fundit i Starmer që jep dorëheqjen, duke deklaruar se pozita e kryeministrit tani është “plotësisht e paqëndrueshme”, raporton The Guardian.

Në letrën e dorëheqjes së publikuar në X, Ahmed shkruan: “Është e qartë se, pavarësisht arritjeve individuale dhe progresit, ato po zbehen dhe minohen nga mungesa e një udhëheqjeje të bazuar në vlera në qendër.”

Ai shton se: “Nga ngjarjet e ditëve të fundit, duket se publiku në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar ka humbur besimin tek ju si Kryeministër.”

Dorëheqja e Ahmed vjen në një periudhë të tensionuar politike për qeverinë britanike, ndërsa kritikat ndaj menaxhimit të kryeministrit po shtohen brenda dhe jashtë Partisë Laburiste.

Top Channel