Një spanjoll në bordin e MV Hondius rezulton pozitiv me hantavirus, anija niset drejt Rotterdamit
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy ka deklaruar se armiqësitë në frontin me Rusia kanë vazhduar edhe gjatë një armëpushimi tre-ditor të ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke akuzuar Moskën se nuk ka vullnet për t’i dhënë fund luftës.
Në një fjalim sot në mbrëmje, Zelenskyy tha se “nuk pati heshtje në front, pati beteja”, duke shtuar se situata në vijën e kontaktit është e tensionuar dhe me përgatitje për sulme të reja nga pala ruse.
Today, the frontline was far from quiet – there was fighting. We have documented all of this. We can also see that Russia has no intention of ending this war, and, unfortunately, we are bracing for new attacks. But there must be peace. This is exactly what we are working for.… https://t.co/hgAh6kwBhw
— Office of the President of Ukraine (@APUkraine) May 11, 2026
“Rusia nuk ka ndërmend t’i japë fund luftës. Fatkeqësisht, ajo po përgatit sulme të reja”, u shpreh ai, duke theksuar se edhe Ukraina po forcon pozicionet e saj ushtarake në pritje të zhvillimeve të mëtejshme. Deklaratat vijnë në një moment kur përpjekjet ndërkombëtare për uljen e tensioneve dhe arritjen e një armëpushimi afatgjatë mbeten të pasigurta, ndërsa lufta, që ka hyrë në vitin e katërt, vijon të shkaktojë viktima dhe shkatërrime të mëdha.
Top Channel