Makina përplas motorin në Vlorë, dërgohet me urgjencë në spital drejtuesi i motomjetit

11/05/2026 16:03

Në lagjen “Pavarësia 3” në Vlorë, një automjet është përplasur me një motomjet.

Siç raporton korrespondenti i Top Channel Mikel Marsi, si pasojë e aksidentit, ka mbetur i dëmtuar drejtuesi i motomjetit, i cili është transportuar me ambulancë drejt spitalit për ndihmë mjekësore.

Sipas informacioneve paraprake, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia e Vlorës ka mbërritur në vendngjarje dhe po merr në pyetje drejtuesin e automjetit, si dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Top Channel