Ja kush është mjeku 72-vjeçar që akuzohet për abuzim seksual, Nikolla Nunka pezullohet nga detyra deri në përfundimin e hetimeve Babai i vajzës 21-vjeçare në Korçë, e cila pretendon se është abuzuar seksualisht nga kirurgu Nikolla Nunka, ka treguar detaje rreth ngjarjes.
Ai ka treguar se mjeku 72-vjeçar i është afruar ta puthë, teksa ka kryer edhe veprime të tjera abuzuese. Babai i 21-vjeçares u shpreh se mjekun e ka parë si mjek të moshuar me eksperiencë, teksa pretendon se i ka dhënë edhe para për shërbimin në spital.
“Është e vërtetë, kam dy javë që kam ardhur nga jashtë shtetit. Pas dy ditëve, vajza më ankohej nga stomaku, kishte edhe të vjella. Shkova në farmaci dhe mora ca ilaçe, por nuk kishte përmirësim. Më pas mamaja e kishte dërguar në spital. Më merr mamaja më thotë që e kam shtruar në spital. I bëjnë analizat dhe ekon, e cila i del tamam. Më pas doktorët i bënë analiza të tjera dhe një prej tyre tha se ka apendicit, ky Niko Nunka.
I bënë operacionin, doli mirë dhe më pas e lanë në dhomë. Thanë se ka edhe infeksion dhe do të duhet ta mjekojmë nga infeksioni, por tha që do ta bëjnë në prezencë të mamasë tënde. Në prezencë të mamasë sime ai kishte bërë edhe veprimet e tjera që i nxori çupa tani. Çupa ka treguar që babai ai më vinte dorën kështu, më aplikonte kremin, ndërkohë që mua më tha do t’ia aplikojë nëna. Aty ishte agravuar çupa. Mbrëmë i ishte afruar ta puthje vajzën, e kishte zënë fytyrën që ta puthte. Me nënë time kur ia aplikonte injeksionin i thoshte nënë sime që mos shih këtej. I ka dhënë në polici të gjitha.
Në mënyrë të përsëritur e ka ngacmuar thotë vajza. Po më tha që nuk të tregoja dot tu se do të bëhej sherr, e largoi vajza. Vajza më tregoi ditën e fundit, lajmërova policinë. Me mjekun nuk kam pasur komunikim. Unë jetoj jashtë shtetit, erdha vetëm për pushime dy javë. Gjendja e vajzës është çfarë të të them, e shqetësuar nuk ia priste në këtë vend, ne kemi shumë vite andej, nuk e dinim që në 2026 të ishte kjo gjendje këtu me këto pedofilat. Vajza është në shtëpi tani. Nuk do ta lë këtë çështje. Edhe në spital, nuk të vinte njeri pa lek, po e them hapur që edhe atij i kam dhënë lek.
Të marrë maksimumin e dënimit, me sa mora vesh ai persona ka bërë edhe shumë të tjera. E pashë burrë të moshuar, doktor me eksperiencë por paska qenë pedofil, ç’të të them. Kur bënte këto gjëra vetë mamaja ime dhe vajza ishin në dhomë”, tha babai i vajzës.
Top Channel