FOTOT/ Gjestet e ish-Presidentit brenda kafazit të xhamit, bën shqiponjën dhe numrin 7. Kryemadhi e fokusuar te dokumentet e gjyqit
11/05/2026 14:21
Sot po mbahet seanca gjyqësore ndaj ish-presidentit Ilir Meta, ku ai shihet brenda kafazit të xhamtë duke bërë gjeste simbolike, përfshirë shqiponjën dhe numrin 7 me duar.
Numri 7 sipas Anila Hoxhës është ironia e Metës me SPAK, që ka deklaruar në një proces tjetër se kushtet në kafaz janë me pesë yje. “Është me shtatë yje kafazi”, tha Meta.
Ndërkohë, Monika Kryemadhi është parë e përqendruar te dokumentet e procesit gjyqësor. Ajo është ulur afër ish-bashkëshortit të saj, por i ndan kafazi i xhamtë.
Pamjet janë bërë virale dhe kanë tërhequr vëmendje për mënyrën e zhvillimit të seancës dhe komunikimit në sallë.
Sakaq procesi i cili po ndiqet nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, vijon mes debateve.


\











Top Channel