Rusia forcon masat e sigurisë për Presidentin, Putin në paradën e Fitores: Ukraina e mbështetur nga NATO. Trump: Armëpushim tre-ditor. Zelensky: Festojmë Ditën e Evropës
Një dosje e dhjetorit te vitit 1947 përmban një seri raportimesh për “disqe fluturuese”.
“Raportimet e vazhdueshme dhe të fundit nga vëzhgues të kualifikuar lidhur me këtë fenomen e bëjnë këtë çështje ende shqetësuese për Komandën e Materialeve Ajrore”, thuhet në një dokument të dosjes.
Një raport inteligjence i Forcave Ajrore i klasifikuar “tepër sekret” nga nëntori i vitit 1947 përmban informacione mbi raportime për “mjete ajrore të paidentifikuara” dhe “pjata fluturuese”.
“Prej disa kohësh kemi qenë të shqetësuar nga raportimet e përsëritura për pjata fluturuese”, thuhet në dokument.
Një tjetër dosje përmbledh deklaratat e shtatë punonjësve federalë amerikanë, të cilët raportuan veçmas për “disa fenomene anomale të paidentifikuara” në SHBA gjatë vitit 2023.
“Besueshmëria e raportuesve dhe natyra potencialisht anomale e vetë ngjarjeve e bëjnë këtë raport një nga më bindësit në arkivin aktual të AARO-s”, thuhet në përshkrimin e dosjes, duke iu referuar Zyrës së Pentagonit për Zgjidhjen e Anomalive në të Gjitha Fushat.
Në një nga incidentet, tre ekipe agjentësh federalë raportuan se panë “sfera portokalli në qiell që lëshonin ose nxirrnin sfera më të vogla të kuqe”.
Në një rast tjetër, dy agjentë federalë panë “një sferë të ndritshme portokalli… pranë një shkëmbi të lartë”. Përshkrimi shoqërohej edhe me një vizatim të një rrethi portokalli-kuq me një vijë të verdhë në pjesën e poshtme. Objekti u përshkrua si “i ngjashëm me Syrin e Sauronit nga ‘Lord of the Rings’, por pa beben e syrit”.
Top Channel