MotoGP në Le Mans/ Frikë për Marc Marquez në Garën Sprint, rrëzohet dhe pëson frakturë në këmbë, do të operohet

09/05/2026 17:07

Frikë e madhe shfaqet në Le Mans për Marc Marquez. Piloti spanjoll i Ducatit u bë viktimë e një rrëzimi shumë të fortë në xhiron e fundit të Garës Sprint në Çmimin e Madh të Le Mans teksa ishte në vendin e 7.

Kampioni i botës në fuqi pësoi një goditje të fortë dhe rrezikoi që shtypej nga motori i tij që u shkatërrua. Megjithatë ai arriti të ngrihej me këmbët e veta duke bërë që të gjithë të merrnin frymë lirisht. Duke ndjerë dhimbje, Marquez hipi në scooterin që e dërgoi në bokset e skuadrës së tij dhe nuk e mbështeste dot në tokë këmbën e djathtë, ajo që u përplas më fort në asfaltin e pistës.

Më pas, piloti i Ducatit u dërgua në spital për të kryer kontrollet në këmbën e dëmtuar dhe ekzaminimet evidentuan frakturë në metatarsin e pestë me 33 vjeçarin që do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale. Po kështu ai do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje edhe për heqjen e një prej vidave në shpatullën e tij.

Kjo do të thotë se ai padyshim do të humbasë garën në Le Mans si dhe Çmimin e Madh të Katalonjës që është programuar të zhvillohet në fundjavën e 15-17 marsit. Përsa i përket Garës Sprint, ajo u fitua nga Jorge Martin, që la në vendin e dytë Francesco Bagnaian, fitues edhe i pole position, ndërsa në vendin e tretë u pozicionua kryesuesi aktual i botërorit të MotoGP, Marco Bezzecchi.

Top Channel