Importi i verës, doganat shqiptare dhe Agjencia e Doganave të Italisë dakordësohen për zgjedhjen teknike

09/05/2026 10:51

Doganat Shqiptare dhe Agjencia e Doganave të Italisë dakordësojnë zgjidhjen teknike për problematikën e importit të verës nga vendi fqinj.

Sipas njoftimit zyrtar, pala italiane ka pranuar propozimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Doganave Shqiptare, Besmir Beja, për normalizimin e situatës që kishte krijuar vështirësi në importet e verës. Autoritetet doganore shqiptare njoftojnë se importuesit mund të vijojnë procedurat normale të importit, ndërsa sqarimet teknike të detajuara do të publikohen në faqen zyrtare të doganave.

Operatorët importues të verës nga Italia, që nga fillimi i këtij viti po përballen me rritje të pagesës për akcizën, për shkak të mosaplikimit të diferencimit të parashikuar në ligj.

Kuadri ligjor shqiptar bën dallim në nivelin e akcizës mes verës së importuar nga prodhues me prodhim vjetor deri në 10 mijë hektolitra/vit dhe prodhuesve me prodhim mbi 10 mijë hektolitra/vit. Pragu i prodhimit është thelbi i asaj që në praktikë quhet akcizë e diferencuar.

Top Channel