E rëndë në Akademinë e Policisë, helmohen 56 studentë/ Dy prej tyre shtohen në spital, dyshohet se ndodhi nga ushqimi

07/05/2026 08:27

56 studentë të Akademisë së Policisë janë paraqitur me simptoma helmimi në shërbimin infektiv, pasi dyshohet se kanë konsumuar ushqim të kontaminuar në ambientet e Akademisë.

Studentët u paraqitën në spital për ndihmë mjekësore, dhe aktualisht vetëm dy janë shtruar, ndërsa pjesa tjetër janë larguar.

Pas ngjarjes janë marrë mostra të ushqimit për analiza laboratorike, ndërsa ka nisur hetimi epidemiologjik nga ISHP dhe AKU.

Top Channel