Shpërthim vdekjeprurës në një fabrikë fishekzjarrësh në Kinë/ 21 të vdekur, 61 të plagosur

05/05/2026 07:11

Një shpërthim i fuqishëm në një fabrikë fishekzjarrësh në Kinë ka shkaktuar një bilanc tragjik viktimash dhe të plagosurish.

Sipas mediave lokale, ngjarja ndodhi pasditen e së hënës, rreth orës 16:43, në një fabrikë të kompanisë së prodhimit dhe shfaqjes së fishekzjarrëve në Liuyang, një zonë e njohur si qendra kryesore e kësaj industrie në vend.
Si pasojë e shpërthimit, 21 persona kanë humbur jetën, ndërsa të paktën 61 të tjerë janë plagosur. Ekipet e emergjencës kanë ndërhyrë menjëherë për të shpëtuar të mbijetuarit dhe për të kërkuar për persona të zhdukur nën rrënoja.

Pas tragjedisë, presidenti i Kinës Xi Jinping ka urdhëruar mobilizimin e plotë të autoriteteve për gjetjen e punëtorëve të zhdukur dhe për hetimin e shkaqeve të shpërthimit, duke kërkuar gjithashtu që përgjegjësit të vihen përpara drejtësisë.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë janë në vijim.

Top Channel