Samiti i 8-të i Komunitetit Politik Europian, Kryeministri Rama mbërrin në Armeni, pritet nga homologu Nikol Pashinyan

04/05/2026 08:47

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka mbërritur sot në Armeni për të marrë pjesë në Samitin e 8-të të Komunitetit Politik Europian (EPC).

Ky samit mbledh liderë nga vende të ndryshme të Evropës për të diskutuar mbi çështje të sigurisë, bashkëpunimit rajonal dhe sfidave të përbashkëta politike e ekonomike në kontinent.

Pjesëmarrja e kryeministrit Rama në këtë aktivitet vjen në kuadër të angazhimeve të Shqipërisë në proceset europiane dhe forcimit të bashkëpunimit me vendet e Bashkimit Europian dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë.

Gjatë punimeve të samitit, pritet që liderët të trajtojnë tema me rëndësi strategjike për stabilitetin dhe zhvillimin e mëtejshëm të Evropës.

Top Channel