Ish-shefi i kuzhinës së Cristiano Ronaldos zbulon sekretet e dietës së yllit portugez për ruajtjen e formës perfekte
FC Thun ka shkruar historinë në futbollin zviceran, duke u shpallur kampion i Swiss Super League vetëm një sezon pas rikthimit në elitë. Skuadra nga Oberlandi i Bernës siguroi matematikisht titullin pas fitores 3-0 të FC Sion ndaj St. Gallen, rezultat që bëri të pamundur kapjen e kryesuesve në javët e mbetura.
Thun ka qenë surpriza absolute e sezonit, duke dominuar kampionatin që prej muajit tetor dhe duke lënë pas emra të mëdhenj si FC Basel dhe BSC Young Boys, pavarësisht një buxheti dukshëm më të vogël.
Historia e tyre konsiderohet ndër më të rrallat në futbollin europian, me pak precedentë të ngjashëm si triumfi i Nottingham Forest në vitin 1978 apo suksesi i FC Kaiserslautern në Bundesliga disa vite më vonë.
Në aspektin historik, FC Thun ka pasur një rrugëtim modest. Klubi u ngjit për herë të parë në elitë në vitin 1954, por qëndroi pak, duke kaluar dekada në kategoritë e ulëta. Rikthimi në vitin 2001 shënoi fillimin e një periudhe më të qëndrueshme, ndërsa deri këtë sezon arritja më e mirë kishte qenë vendi i dytë në vitin 2005.
Një vit më pas, skuadra arriti të kualifikohej në grupet e UEFA Champions League, ku fitoi ndaj Sparta Prague dhe vendosi në vështirësi Arsenal.
Trajneri aktual, Mauro Lustrinelli, pjesë e asaj skuadre historike, tashmë ka udhëhequr ekipin drejt suksesit më të madh në histori, duke e rikthyer gjithashtu në Champions League pas 20 vitesh.
Për më tepër, ky sezon ka sjellë edhe trofeun e parë madhor për klubin, duke kurorëzuar një rrëfim të jashtëzakonshëm suksesi për FC Thun.
Top Channel