Zbulohet një tjetër rast i përshtatjes së lokalit lojëra të fatit, arrestohet 38-vjeçari në Tiranë
Një operacion i gjerë antidrogë është ndërmarrë nga Policia e Elbasanit në bashkëpunim me dy ekipe të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH), në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune.
Aksioni po zhvillohet paralelisht në disa zona të qarkut, përfshirë Përrenjasin, Librazhdin dhe qytetin e Elbasanit, si dhe në bashki të tjera përreth. Burime jo zyrtare nga terreni bëjnë me dije se kontrollet janë të shumta dhe të përqendruara në objekte të dyshuara për aktivitet të paligjshëm.
Siç bën me dije korrespondentja e Top Channel në Elbasan, Bruna Kërçyku, gjatë operacionit janë shoqëruar 26 persona, ndërsa disa të tjerë janë shpallur në kërkim. Sakaq, janë sekuestruar edhe 8 kg kanabis dhe 100 gr kokainë.
Operacioni vijon ende, ndërsa pritet që në orët në vijim Policia e Shtetit të japë një njoftim zyrtar me detaje të plota mbi rezultatet dhe personat e përfshirë.
Top Channel