Drejtori sportiv i Milanit, Igli Tare: Për të qenë i denjë për Milanin duhet të fitosh, Leao nuk e kupton potencialin e tij
Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me hetimin ndaj Gianluca Rocchi, ku dy nga tre akuzat lidhen me përzgjedhjen e arbitrave për ndeshjet e Interit në sezonin 2024/2025.
Sipas dyshimeve të hetuesve, bëhet fjalë për një ndarje të arbitrave në “të mirëpritur” dhe “të padëshiruar” nga klubi zikaltër, konkretisht në përballjet kundër Bolognas dhe Milanit në kuadër të Kupës së Italisë. Në këtë kontekst, arbitri Andrea Colombo konsiderohej si i preferuar, ndërsa Daniele Doveri si i padëshiruar.
Megjithatë, sipas raportimeve të Corriere dello Sport, të dhënat zyrtare dhe renditjet e sezonit të kaluar e vënë në dyshim këtë hipotezë. Në klasifikimin e arbitrave për vitin e kaluar, Doveri rezulton i pari, ndërsa Colombo në vendin e katërt, çka i pozicionon të dy si ndër më të mirët në Serie A.
Për këtë arsye, konsiderohet normale që të dy arbitrat të caktohen në ndeshje kyçe të sezonit, sidomos në fazën vendimtare për titujt. Doveri drejtoi ndeshjen Inter-Milan (0-3), e vlefshme për gjysmëfinalen e kthimit të Kupës së Italisë më 23 prill, ndërsa Colombo arbitroi sfidën Bologna-Inter (1-0) më 20 prill. Po ashtu, Doveri ishte gjyqtar edhe në ndeshjen Parma-Inter (2-2) më 5 prill.
Gazeta italiane thekson gjithashtu se pas datës 2 prill, periudhë që sipas prokurorisë lidhet me ndërhyrje të mundshme në përcaktime, Colombo kishte arbitruar vetëm një ndeshje të Interit, atë ndaj Bolonjës.
Top Channel