Stadiumi i Çernobilit, nga qendër sportive në një skenë post-apokaliptike 4 dekada pas “aksidentit bërthamor”
Mbappé është në dyshim serioz për El Clasicon e 10 majit. Sulmuesi francez iu nënshtrua testeve mjekësore sot në mëngjes për shkak të shqetësimit që e detyroi të zëvendësohej në ndeshjen e së premtes së kaluar kundër Betis.
Raporti tregon se ai ka pësuar “një dëmtim në muskulin gjysmëtendinoz të këmbës së majtë”. Nuk ka një kohë të parashikuar rikuperimi, por për momentin, Real Madridi nuk e ka përjashtuar atë nga planet për ndeshjen kundër Barcelonës në “Camp Nou”.
Klubi fillimisht tregoi se ishte një tendosje muskulore, por pas 48 orësh, këtë të hënë u kryen teste të mëtejshme për të përcaktuar shkallën e saktë të dëmtimit dhe kohën e rikuperimit. Mbappé i bashkohet Militao dhe Güler në listën e lëndimeve të fundit.
Top Channel