Nisma kulturore në Kalabri, inaugurohet teatri i parë arbëresh, prefekti i Tranës: Drejt finalizimit të një projekti të madh

26/04/2026 17:07

Është inauguruar teatri i parë arbëresh në bashkinë e San Demetro Corone në Kalabri.

Prefekti i Tiranës, Shkëlqim Hajdari, drejtues të bashkive të Shqipërisë, nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, artistë e studiues të kulturës arbëreshe morën pjesë në këtë eveniment të rëndësishëm që titullohej “Konventa Arbërore”.

Ky event i paraprin projektit Moti i Madh, ku kultura arbëreshe dhe vlerat e saj do të jenë pjesë e UNESCO-s. Konventën Arbërore e përshëndeti në emër të bashkive dhe komunave të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë dhe Malit të Zi, prefekti i qarkut të Tiranës, Shkëlqim Hajdari.

I pranishëm ishte dhe kryetari i bashkisë së San Demetro Corone, Ernesto Madeo.

“Viva Italia, Viva Shqipëria!”, tha ai.

Në këtë event lindi ideja e krijimit të një Bordit që do të gjenerojë projekte të tjera në kuadër të kulturës arbëreshe.

Bordi, i cili kryesohet nga prefekti i Tiranës, përbëhet nga kryetari i bashkisë së San Demetro Corone, ai i bashkisë së Strugës, shkrimtari dhe botuesi Fatmir Toçi, dhe shumë të tjerë, të cilët do të mbledhin fonde për ta shndërruar shtëpinë e rilindasit Jeronim Derda në shtëpi-muze.

Po ashtu, paralele me këtë, nën kujdesin e prefektit të Tiranës, u dakordësua të organizohet një simpozium shkencor për jetën dhe veprën e rilindasit të madh, De Rada.

Top Channel