Lufta në Lindjen e Mesme, Trump : Nëse Irani do ta përfundojë luftën, mund të na kontaktojnë

26/04/2026 18:34

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha në një intervistë telefonike në Fox News se Irani mund të kontaktojë Shtetet e Bashkuara nëse dëshiron të negociojë përfundimin e luftës midis dy vendeve.

“Nëse duan të flasin, mund të vijnë tek ne ose të na telefonojnë. E dini, ka një telefon. Ne kemi linja të mira dhe të sigurta”, tha Trump, duke shprehur besimin e tij se lufta me Iranin do të përfundojë “shumë shpejt” dhe se Shtetet e Bashkuara do të jenë fituese.

Presidenti i SHBA-së përsëriti se disa nga njerëzit me të cilët po negocion për Iranin janë “shumë të arsyeshëm”, ndërsa të tjerët jo. Në fakt, ai shprehu shpresën se Irani “do të sillet me zgjuarsi”.

Në të njëjtën kohë, ai kritikoi NATO-n, duke thënë se “nuk ka qenë në anën e Shteteve të Bashkuara” për çështjen e Iranit, duke përsëritur bezdisjen e tij me qëndrimin e aleatëve. Ai gjithashtu iu referua Mbretërisë së Bashkuar, duke pretenduar se Londra tha se do të dërgonte anije “kur të mbarojë lufta”, gjë që “nuk është mirë”, shtoi ai.

Së fundmi, presidenti amerikan përsëriti se Shtetet e Bashkuara kanë ndërmend të kërkojnë marrin rezervat e uraniumit si pjesë të negociatave.

Top Channel