Kosova ka nderuar akademik Rexhep Qosjen, një ditë pas vdekjes së tij.
Në Kuvendin e Kosovës, u hap libri i zisë për shqiptarin e madh që kërkoi të shkojë në amashim qetësisht.
Në holl, Qosja u nderua nga krerë shtetëror e liderë politik.
Gjovalin Shkurtaj u shpreh se Qosja ishte simbol i gjuhës shqipe, strateg dhe atdhetar.
Jeta e puna e akademikut u vlerësua nga kolegët e tij të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës në një mbledhje komemorative.
Kontributi i jashtëzakonshëm dhe zëri i pashterur i Rexhep Qosjes për identitetin kombëtar u nderua edhe nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë.
Profesor Rexhep Qosja u kujtua si njeri me vlera nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Akademik Rexhep Qosja vdiq e u varros të enjten në moshën 89 vjeçare në një ceremoni të vogël familjare, siç kishte kërkuar dhjetë vjet më parë.
E premtja e 24 prillit në nder të jetës e veprës së tij u shpall ditë zie në Kosovë.
Top Channel