Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Librit, më 23 prill, në Galerinë Zenit në Tiranë u zhvillua projekti kulturor “Portrete përmes fjalëve”, një iniciativë që solli në vëmendje lidhjen mes letërsisë bashkëkohore dhe identitetit urban të kryeqytetit.
Aktiviteti bëri bashkë emra të njohur të letërsisë shqipe si Ismail Kadare, Mimoza Ahmeti, Ervin Hatibi, Mitrush Kuteli, si edhe autorë të tjerë si Krenar Zejno, Tobias Xhaxhiu, Rita Petro, Arben Braçe, Anila Cohen dhe Majlinda Rama.
Përmes një ekspozite fotografike dhe grafike, publiku pati mundësinë të njihte portrete artistike të shkrimtarëve, të shoqëruara me fragmente nga krijimtaria e tyre, duke ofruar një përvojë të ndërthurur mes imazhit dhe fjalës.
Mbrëmja vijoi me lexime publike nga studentë të letërsisë dhe diskutime mbi temën “Tirana si metropol në letërsinë e sotme”, duke krijuar një hapësirë dialogu mes autorëve dhe publikut.
Organizatorët u shprehën se projekti synon të rrisë ndërgjegjësimin për letërsinë bashkëkohore dhe të krijojë një arkiv vizual e letrar që pasqyron shpirtin e qytetit të Tiranës.
Top Channel