I kthyer tashmë në traditë, ka nisur në Elbasan Festivali Albanian Dance Competition, në të cilin grupet e ndryshme artistike paraqesin veprat e tyre koreografike.
Qëllimi i këtij aktiviteti është që të mbështesë zhvillimin e koreografisë bashkëkohore në vendin tonë.
Teksa interesi i të rinjve, e sidomos djemve, ndaj kërcimit duket në rënie, koreografët e lidhin fenomenin jo vetëm me mentalitetin, por me pamundësitë ekonomike që ofron profesioni.
Ky edicion promovon, përveç të tjerash, një realitet të ri të edukimit në fushën e artit kërcyes, që janë studiot profesionale të kërcimit, të cilat nëpërmjet kualitetit të mësimdhënies dhe dijebërjes nga profesionistët sigurojnë një ekspertizë të konfirmuar dhe të sigurt metodike artistike.
Top Channel