U raportua si i përfshirë në skandalin e eskortave, reagon Leao: Nuk jam i përfshirë dhe nuk kam kryer asnjë krim

23/04/2026 15:01

Emri i Rafa Leao ishte aluduar gjithashtu midis futbollistëve të Serie A që dyshohet se përfituan nga  shërbimi i eskortave, i ofruar nga agjencia e eventeve MA.DE, e cila përfundoi nën hetim për lidhje kriminale, shfrytëzim dhe ndihmë e inkurajim të prostitucionit .

Sipas raportimeve fillestare, portugezi ishte një nga lojtarët që përfitoi nga i ashtuquajturi “shërbim shtesë” i seksit me pagesë , pas daljeve në lokalet e jetës së natës në Milano të organizuara nga klubi me seli në Cinisello Balsamo.

Vetë Leao i mohoi kategorikisht këto thashetheme: “Ditët e fundit, emri im, si i futbollistëve të tjerë, është shfaqur në faqet e internetit, mediat sociale dhe gazetat në lidhje me një hetim nga Zyra e Prokurorit të Milanos. Dua ta bëj të qartë se jam plotësisht i painteresuar në faktet nën hetim. Nuk jam i përfshirë dhe nuk kam kryer asnjë krim”, shkroi ai në një story në Instagram.

Leao shtoi më pas se nuk do të pranojë të përfshihet përsëri në këtë rast: “U bëj thirrje të gjithëve që të shmangin lidhjen e emrit tim me këtë situatë në një mënyrë arbitrare ose sipërfaqësore, pa marrë parasysh të vërtetën dhe pa respekt për jetën private.

Përpara se të jemi futbollistë, ne jemi njerëz me familje dhe reputacion. Për këtë arsye, unë tashmë i kam udhëzuar avokatit tim që të më mbrojë në çdo mënyrë kundër kujtdo që vazhdon të përhapë lajme të rreme ose që dëmtojnë reputacionin”.

 

Top Channel