Barcelona del me deklaratë zyrtare për dëmtimin e Yamal: Humb pjesën e mbetur të sezonit me klubin
Dy të dëmtuarit te Barcelona, Lamine Yamal dhe Joao Cancelo janë tashmë në kompleksin stërvitor të “Joan Gamper” për t’iu nënshtruar ekzaminimeve të nevojshme mjekësore pas lëndimeve që pësuan në ndeshjen kundër Celta Vigos.
Fillimisht mbërriti mbrojtësi portugez, teksa më pas në qendrën mjekësore u paraqit ylli i Spanjës, për të cilin bota e futbollit po mban frymën për shkak se mund të rrezikohet prezenca në Botëror.
Në orët në vijim pritet të dalë edhe raporti mjekësor që do të zbulojë saktësisht shkallën e dëmtimit, për të nxjerrë më pas një parashikim mbi kohën e rikuperimit, çka përcakton edhe shkuarjen apo jo në Botëror.
Dëmtimi i Lamine vjen në moment kur Barcelonës i mungon edhe Raphinha, i cili gjithashtu ka pësuar një tërheqje muskulore në grumbullimin e fundit me kombëtaren e Brazilit.
Top Channel