U raportua si i përfshirë në skandalin e eskortave, reagon Leao: Nuk jam i përfshirë dhe nuk kam kryer asnjë krim
Arda Güler dhe Militao do të humbasin pjesën e mbetur të sezonit me Real Madridin për shkak të lëndimeve në pjesën e kofshës. Lojtari turk ishte u ndal në seancën e djeshme stërvitore para ndeshjes së nesërme kundër Real Betis.
Dhimbjet muskulore e detyruan talentin turk të qëndronte në palestër dhe të humbiste seancën e grupit. Pas një ekzaminimi të plotë, klubi publikoi raportin mjekësor, ku ai është diagnostikuar me një dëmtim në kofshën e këmbës së djathtë.
Ashtu si Güler, edhe Militao iu nënshtrua një skanimi me rezonancë magnetike, i cili zbuloi gjithashtu një dëmtim muskulor në kofshën e majtë. Edhe ai do të humbasë pjesën e mbetur të sezonit për Real Madridin.
Në rastin e tij, dëmtimi ishte i ditur publikisht. Ai ndjeu një dhimbje në lojë pak para pushimit të pjesës së parë kundër Alavés dhe menjëherë kërkoi të zëvendësohej. Sipas Arbeloas, përshtypjet fillestare ishin pozitive, por rezultati përfundimtar ka qenë i ndryshëm.
Top Channel