Finalja e 9-të në 4 vite tek Egnatia, “i dënuari” Tetova krenohet me arritjet e ekipit rrogozhinas

23/04/2026 13:42

Egnatia vijon të mbetet një nga skuadrat më të forta në kampionatin shqiptar dhe këtë e konfirmoi edhe me mentalitetin e treguar në gjysmëfinalen e djeshme të Kupës së Shqipërisë, kur eliminoi Elbasanin në transfertë pas serisë së penalltive.

Rrogozhinasit treguan se tashmë janë një skuadër e mësuar me të tilla momente presioni dhe u tregua e saktë, pavarësisht se stadiumi ishte shndërruar në një “përbindësh” që donte t’i përpinte lojtarët rrogozhinas.

Pas mbërritjes në finale, tek Egnatia kanë zgjedhur të krenohen me arritjet e tyre në këto katër vite të fundit. Ka qenë trajneri Edlir Tetova, i cili përmes një fotoje tregon se kjo është finalja e nëntë në 4 vite që skuadra e tij arrin të kualifikohet. Këtë sukses ai e ndan edhe me drejtorin e klubit, Klejdi Zenelaj dhe lojtarët.

Kujtojmë se Tetova vijon të jetë i dënuar nga Komisioni i Disiplinës dhe nuk pritet të zbresë në pankinë deri në fund të sezonit, kur edhe ka njoftuar se do të largohet nga Egnatia.

Top Channel